Presidenti azer: Armenët janë barbarë

07/08/2014 00:00

Presidenti azer, Ilham Aliyev është vendosur në qendër të vëmendjes pas një deklarate të tij në rrjetet sociale ku i cilëson armenët si “vandalë dhe barbarë”.

Deklarata e Alyiev u bë ditën e mërkurë gjatë një vizite në qytetin e Agdamit dhe pas shkëmbimeve të zjarrit në vijën kufitare mes dy vendeve ku të paktën 15 ushtarë kanë gjetur vdekjen mes datës 1 dhe 3 gusht.

“Barbarët dhe vandalët armenë rrënuan qytetin e Agdamit. Rrënojat e qytetit shihen qartë. Të gjitha ndërtesat, përveç dy prej tyre janë shkatërruar. Ne do të rindërtojmë Agdamin. Ne do të rindërtojmë të gjitha qytetet e pushtuara dhe të shkatërruara. Ne do të rikthehemi në këtë tokë. Ne jetojmë dhe do të jetojmë me këtë ide”, tha ai.

Armenia dhe Azerbajxhani teknikisht janë në gjendje lufe me njëra-tjetrin për shkak të konfliktit shekullor mbi sovranitetin e rajonit malor të Nagorno-Karabakh, ku edhe kanë luftuar nga viti 1980 deri në vitin 1994.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB