Më në fund Milani fiton
07/08/2014 00:00
Pas tre humbjesh radhazi në Guinness Cup, Milani ka mundur me rezultatin 3-0 skuadrën e Chivas Guadalajara në një miqësore të zhvilluar në Hjuston (SHBA).
Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 20 me anë të Niangut, ndërsa dyfishimi i rezultatit erdhi në minutën e 37 me anë të një goditjeje dënimi perfekte.
Në minutën e 27 të pjesës së dytë Pazzini shënoi edhe golin e tretë.
Filippo Inzaghi luajti me formacionin 4-3-3 dhe nga fillimi lojën e nisën: Abbiati; Abate, Alex, Mexes, Albertazzi, Poli, Cristante, Muntari, Honda, Balotelli dhe Niang.
Top Channel