Princi Hussein dhe ëndrra e Jordanisë: Çfarë krenarie të jesh në Botëror
Karim Benzema do të luajë me Realin deri në vitin 2019. Klubi madrilen ka komunikuar se sulmuesi francez do të luajë me “los blancos” për pesë sezonet e ardhshme. Kontrata e mëparshme e tij skadonte në qershor të vitit 2015.
Karim Benzema renditet i 16 në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Realit. Francezi ka shënuar 111 gola në 235 ndeshje. Gjithashtu, është francezi me më shumë ndeshje me fanelën e Realit.
Futbollistit i është përmirësuar paga e tij prej 4.5 milionë eurosh, por nuk bëhet e ditur sa do të fitojë me kontratën e re.
Karim Benzema është i vetmi qendërsulmues në skuadrën e Realit pas largimeve të Gonzalo Higuainit sezonin e kaluar dhe Alvaro Moratës këtë vit.
Top Channel