Milani kërkon Diego Lopezin

06/08/2014 00:00

Milani është në kërkim të një portieri dhe duket se do të përfitojë nga situata që është krijuar tek Reali i Madridit.

Iker Casillas do e nisë sezonin si titullar sipas trajnerit Carlo Ancelotti, ndërsa klubi madrilen prezantoi të martën edhe portierin Keylor Navas, i cili nuk ka ardhur për të qëndruar në tribunë.

Pra, vendi në tribunë duket se i përket Diego Lopezit, i cili duke parë këtë situatë ka vendosur të largohet. Destinacioni më i mundshëm është Milani sipas mediave sportive italiane.

 Kuqezinjtë kanë 3 portierë në skuadër: veteranin Abbiati, të riun Gabriel dhe të porsaardhurin Agazzi. Trajneri Filippo Inzaghi ka kërkuar një portier pasi asnjë prej portierëve që ka në dispozicion nuk e ka bindur në ndeshjet miqësore të zhvilluara deri tani.

Top Channel