“Ibra dëshiron të kthehet te Juve”

06/08/2014 00:00

Ibrahimovic kërkon të kthehet në “shtëpi”. Kaq ka mjaftuar të thuhet nga ish-trajneri i tij te Malmo, dhe e gjithë media ndërkombëtare ka nisur me aludimet se për kë ekip bëhet fjalë.

Ndërkohë, ato italiane, që si gjithmonë nuk u shpëton asnjë detaj që përbën lajm, kanë theksuar se “Ibra kërkon të kthehet te Juventus”.

Dëshira e tij, nga sa është zbuluar prej Stefan Hansson, trajneri aktual i Mitra Kukar në Indonezi, si dhe ish-trajner i suedezit në kohën kur luante me të rinjtë e Malmos, duket se është rikthimi në Serie A.

Ka qenë pikërisht Ibra, ai që ia ka bësuar këtë sekret. “Kemi folur në Skype dhe më ka thënë se dëshiron të kthehet te Juve. Nëse nuk mundet këtë vit, do ta bëjë vitin e ardhshëm. Dhe kjo nuk bëhet për çështje lekësh”, është shprehur Hansson.

Vështirë që kjo dëshirë të transformohet në realitet, në një kohë të shkurtër, por e vërtet është se zërat për një rikthim të tij në Torino kanë qarkulluar që prej sezonit të kaluar. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë.

Top Channel