Gotze: Kam ende shumë për të dhënë

06/08/2014 00:00

Mario Gotze, autori i golit që i dha Kupën e Botës Gjermanisë përballë Argjentinës në finalen e Botërorit të Brazilit, deklaroi në intervistën e parë të dhënë pas turneut se kurrë nuk e humbi besimin tek vetja, edhe pse deri në finale nuk kishte zhvilluar një Botëror të mirë.

“Stërvitesha me intensitet dhe besoja tek mundësitë e mia. Edhe pse jam i ri, kam treguar se di t’i përballoj situatat e vështira”, tha lojtari i Bayern Munchen për ‘Bild’.

“E di që kam cilësi dhe që mund t’i tregoj në momentet e vështira”, shtoi Gotze, i cili tha se edhe pse tani është shndërruar në heroin e Gjermanisë nuk pret një trajtim ndryshe nga Pep Guardiola tek klubi bavarez.

Në lidhje me të ardhmen, 22-vjeçari garantoi se ka ende shumë për të dhënë: “Dua të luaj dhe të kënaqem. Në dy sezonet e fundit kam shënuar 34 gola dhe kam dhënë 35 pasime për gol, por kam ende shumë për të treguar. Dua të kem më shumë përgjegjësi në klub dhe kombëtare.”

Top Channel