
Autoritetet izraelite thanë të martën se kanë arrestuar një palestinez, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e tre të rinjve palestinezë në muajin qershor.
Hussam Kawasme, 40- vjeç, i cili banonte në Bregun Perëndimor është arrestuar më 11 korrik në lidhje me vrasjen e izraelitëve Gil-Ad Shaer, Naftali Fraenkel dhe Eyal Yifrah, të cilët u zhdukën më 12 qershor dhe u gjetën të vdekur disa javë më vonë.
Rrëmbimi i të rinjve izraelite çoi në nisjen e konfliktit një mujor mes Izraelit dhe militantëve palestinez në Rripin e Gazës.
Arrestimi i 40-vjeçarit është bërë publik vetëm gjatë ditës së martë. Ai dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin e trefishtë, gjithashtu sipas autoriteteve palestineze, ai ka ndihmuar edhe në fshehjen e kufomave.
Top Channel