Rusia, stërvitje ushtarake në kufi

04/08/2014 00:00

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar se po zhvillon një stërvitje ushtarake afër kufirit me Ukrainën.

Në këtë operacion përfshihen avionë luftarakë, helikopterë dhe bomba. Por, sa herë që Rusia shpall një raund të ri stërvitjesh ushtarake, kjo shihet si një shfaqje e forcës ndaj Ukrainës.

Qeveritë perëndimore e akuzojnë Rusinë për furnizimin me armë të rënda, që i bëjnë rebelëve pro-rusë, të cilët kohët e fundit po i mëshojnë idesë për “Novorossia” ose të quajtur ndryshe shtetin e ri rus.

Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se forcat e tij janë duke fituar terren në mënyrë të konsiderueshme ndaj rebelëve, në Lindje të vendit. Ai fajësoi Rusinë për vështirësitë, me të cilat po përballen ekspertët ndërkombëtarë, në vendin e  rrëzimit të avionit MH17.

Rajoni ka qenë i paqëndrueshëm që nga Prilli, kur rebelët në Lindje shpallën pavarësinë nga Kievi. Më shumë se 1,500 njerëz besohen të jenë vrarë, që kur filloi lufta.

Top Channel