Mjeku amerikan i infektuar nga Ebola
04/08/2014 00:00
Mjeku amerikan, i infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse të Ebolës, ka bërë përmirësime, sipas stafit mjekësor, që e ka nën mbikqyrje.
Pasi ai mbërriti në spitalin “Emory Atlanta”, është vënë nën kujdes të vazhdueshëm të medikamenteve specifike dhe mbahet i izoluar, sepse sëmundja është ngjitëse e shkallës së lartë.
Kent Brantly u infektua me virusin e rëndë në Liberi, ku punonte si mjek në një qendër spitalore.
Top Channel