Pika turistike  e Valbonës, me bukuritë e saj dhe jetesën origjinale të komunitetit të kësaj zone, është kthyer së fundmi në një nga destinacionet më të preferuara për turistët e shumtë të huaj dhe vendas.

“Kemi ardhur këtu familjarisht. Kam parë shumë njerëz në këtë vend turistik. Edhe gjatë rrugës, duke ardhur për këtu, kam parë shumë vende të bukura”, u shpreh një vizitor.

Sipas nënkryetarit te komunës Margegaj, Ervis Mahmutaj kjo verë ka pasur një numër më të  madh të vizitorëve në krahasim me vitin e kaluar.

“Në luginën e Valbonës fluksi i turistëve vazhdon të rritet. Këtë vit ka qenë një fluks më i lartë. Gjatë fundjavave fluksi është më i madh dhe është shumë e vështirë për të gjetur vend për t’u akomoduar, duhet të rezervosh një javë ose dy përpara”, u shpreh Ervis Mahmutaj, nënkryetar i komunës Margegaj.

Prania e turistëve të huaj në pikën turistike të Valbonës, nga viti në vit ka ardhur në rritje. Turizmi malor i dekadës së fundit e ka shtuar emrin e Luginës së Valbonës  në hartën e destinacioneve unikale të vendit. Gjatë vitit 2012, Valbona priti 28 mijë vizitorë, ndërsa gjatë vitit 2013, numri i turisteve në Valbonë arriti mbi 40 mijë të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA