“Marco Pantani është vrarë”

02/08/2014 00:00

Dhjetë vjet pas vrasjes së çiklistit italian, Marco Pantani, hetimet nga Kryeprokurori i Riminit kanë rihapur çështjes, pas ankesave edhe të familjes së të ndierit.

“Më 14 shkurt 2014, Pantani nuk ka bërë vetëvrasje. Ai nuk ka qenë i vetëm në dhomën e mallkuar të hotelit ku ai u gjet i vrarë. Çiklisti italian është rrahur dhe është detyruar të konsumojë kokainë”, kjo është hipoteza e re e Kryeprokurorit të Riminit, e cila është bërë publike nga “Gazzetta dello Sport”.

Gjithashtu edhe një profesori italian ka dalë në përfundimin se sasitë e mëdha të substancave narkotike të gjetura në trupin e Pantanit mund të merren vetëm të holluara në ujë.

Rreth një vit më parë, e ëma e “Piratit të Maleve”, Tonina ka deklaruar publikisht se ai është vrarë, duke kërkuar rihapje të procesit.

“Thonë se u droguar deri në atë pikë sa ndërroi jetë, por në të vërtetë firma e tërheqjes të të hollave nga banka për të blerë drogë nuk është e tij. Gjithashtu, dua të theksoj se në dhomën ku u gjet i pajetë nuk kishte asnjë shenjë droge. E kanë vrarë dhe nuk është vetëvrarë”, ishte shprehur e ëma e Pantanit.  

Top Channel