Rrëshqet dheu në Indi

01/08/2014 00:00

Një shkarje dheu në Indi u bë pasojë për vdekjen e qindra personave. Ekipet e shpëtimit janë vënë menjëherë në lëvizje, për të nxjerrë trupat nga rrënojat, me shpresën se mos ka ende të mbijetuar.

Zyrtarët thonë se, të paktën 100 njerëz mund të jenë të bllokuar nën rrënoja. Shumica prej viktimave thuhet të jenë fëmijë, prandaj situata është bërë më tepër kaotike, pasi prindërit e tyre kërkojnë të depërtojnë me forcë në zonën e incidentit fatkeq.

Një administrator i qarkut, në shtetin Maharashtra, tha se numri i të vdekurve mund të rritet nga moment në moment.

Top Channel