
Situata përkeqësohet në Sierra Leone të Afrikës Perëndimore, vend i cili është goditur nga virusi vdekjeprurës i ebolës.
Pasi vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, numri i të vdekurve arriti 729. Kjo situatë e rënduar solli që Organizata Botërore e Shëndetësisë të nisë një plan ndihme prej 100 milion dollarësh dhe vazhdon të jetë në bisedime urgjente me donatorët dhe agjencitë ndërkombëtare për të dërguar më shumë staf mjekësor dhe burime në rajonin e infektuar.
Situata paraqitet të jetë kaotike dhe presidenti Sierra Leone-s, Ernest Bai Koroma ka njoftuar një seri masash emergjente që vendi do të ndërmarrë përfshirë këtu dhe mbylljen e të gjitha shkollave dhe ambienteve të tjera komunitare.
Kjo është hera e parë pas gati një dekade që semundja u shfaq sërish në Afrikë. Sipas analizës së ekspertëve mjekësore Ebola vret deri në 90% të të infektuarve dhe transmetohet shumë thjesht nga një individ në tjetrin, prandaj disa shtete përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara ndaluan udhëtimin për në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone si një përpjekje për të frenuar përhapjen e shpërthimit të virusit.
Top Channel