David Villa luan me fëmijët

01/08/2014 00:00

Dhjetëra fëmijë i kanë uruar mirëseardhjen David Villa-s, i cili është dhe blerja më e re e skuadrës amerikane New York City.

Ata kanë zhvilluar një minindeshje futbolli në stadiumin “Janki”, ku ky ekip zhvillon ndeshjet brenda në kampionatin amerikan të futbollit.

Sulmuesi spanjoll është shprehur i kënaqur nga pritja dhe ka deklaruar se do të japë maksimumin me fanellën e skuadrës së re.  

Spanjolli do të gjejë te ekipi amerikan edhe një tjetër lojtar të madh, anglezin Frank Lampard edhe ai i transferuar vetëm pak ditë më parë te New York City.

Top Channel