Ja ekipi që i beson stolin Scolari-t

30/07/2014 00:00

Edhe pse ekipi i drejtuar nga ai zhgënjeu plotësisht në Kampionatin Botëror, Luiz Felipe Scolari-t i kanë mjaftuar vetëm 3 javë pas rezultatet turpëruese me Brazilin për të gjetur ekipin e tij të ri.

Gremio do të jetë ekipi i drejtuar nga Scolari, i cili ka qenë edhe më parë trajner i kësaj skuadre braziliane, në vitin 1987 dhe në vitet 1993 deri në 1996, duke fituar edhe Kupën Libertadore në 1995, si edhe kampionatin brazilian në  ‘96.

Scolari mori drejtimin e Brazilit në vitin 2012, duke premtuar se do të fitonte Kupën e 6 të Botës në tokën braziliane, por paraqitja e ‘Selecao’-s në Botëror ishte turpëruese, duke u mundur 7-1 nga Gjermania në gjysmëfinale dhe 3-0 nga Holanda për vendin e tretë dhe të katërt.  

Top Channel