Një grabitje me armë në një kazino është regjistruar në orët e mbrëmjes në qytetin e Vlorës.
Mësohet se dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyre brenda ambienteve të një kazinoje në zonën e Skelës, zonë kjo e cila ka qenë e mbipopulluar në momentin e ngjarjes.
Sipas dëshmitarëve, grabitësit pasi kanë kryer vjedhjen kanë dalë me shpejtësi, por aty u përballën me një punonjës policie, i cili neutralizoi njërin prej grabitësve.
Në përleshje e sipër, grabitësi, i identifikuar si Ergys Vasili, ka tentuar të marr armën tip kallashnikov dhe të qëlloi mbi efektivin e policisë, por fatmirësisht arma ishte e bllokuar.
Efektivi i policisë e mbajti të neutralizuar grabitësin deri në mbërritjen e forcave të tjera të policisë, ndërsa personi i dytë arriti të largohej dhe t’i shpëtonte arrestimit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se tashmë, falë pamjeve të kamerave të sigurisë të kazinosë kanë arritur të identifikojnë dhe autorin e dytë të grabitjes dhe e kanë shpallur në kërkim.
Top Channel