Napoli synon belgun e Man.United

29/07/2014 00:00

Pas zërave se menaxheri i Napolit ishte parë nën shoqërinë e Marouane Fellaini në Belgjikë, tashmë janë mediat italianë të cilat flasin për një interes të klubit të Aurelio De Laurentiis për mesfushorin belg.

Fellaini dhe lojtari tjetër belg, Adnan Januzaj nuk janë grumbulluar nga trajneri i ri i Manchester United, Louis van Gaal, për turneun veror në Shtetet e Bashkuar, por kjo nga fakti që ata ishin të impenjuar me kombëtaren e tyre në Kampionatin Botëror.

Napolitanët këtë vit duke qenë se do të synojnë të shkojnë sa më larg në dy fronte, si në Serie A, ashtu edhe në Champions League, po kërkojnë të ndërtojnë një ekip sa më konkurrues dhe belgu është parë nga drejtuesit e klubit si lojtari i duhur për mesin e fushës.

Manchester United e bleu Marouane Fellaini-n nga Everton gjatë vitit të kaluar për 30 milionë euro dhe ai aktualisht merr një pagë prej gati 5 milionë në sezon.

Top Channel