
Ukraina ka bërë të ditur se trupat e saj ushtarake kanë rikuperuar më shumë territore nga rebelët pro-rusë pranë vendit ku u rrëzua avioni malajzian MH17 i kompanisë “Malaysia Airlines”, teksa hetuesit ndërkombëtarë thonë se luftimet ua pamundësojnë atyre mbërritjen në vendngjarje.
Zyrtarët ukrainas thanë se 2 fshatra të kontrolluara nga rebelët kanë rimarrë nën kontroll, ndërsa përpjekje të tjera po bëhen për të siguruar edhe një fshat, i cili sipas Kievit është shumë pranë vendit nga ku u lëshua raketa tokë-ajër, e cila rrëzoi avionin e u shkaktoi vdekjen 298 personave në bord.
Analizimi i regjistruesve të kutive të zeza të avionit tregon se ai është shkatërruar nga predha e lëshuar nga shpërthimi i fuqishëm i raketës, që shkaktoi edhe një “fryrje masive shërthyese”, tha një zyrtar ukrainas gjatë së hënës.
Hetuesit në Britani, të cilët shkarkuan të dhënat, nuk komentuan. Ata thanë vetëm se informacionin që kishin ua kaluan hetuesve ndërkombëtarë të incidentit, të udhëhequr nga holandezët, komb nga i cili humbën jetën më shumë se sa 2/3-at e viktimave.
Në një raport të 3 muajve luftime mes forcave qeveritare dhe rebelëve separatistë, të cilët kanë formuar “republikat” pro-ruse në Lindje të vendit, Kombet e Bashkuara bënë të ditur se më shumë se 1100 vetë janë vrarë.
Komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillay, tha se luftimet gjithnjë e në rritje në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut kanë qenë ekstremisht alarmuese, ndërsa e cilësoi rrëzimin e avionit malajzian, më 17 Korrik, si një “krim të mundshëm lufte”.
Liderët e Perëndimit thonë me siguri se rebelët e kanë goditur avionit thuajse nga ngatërresa, me një raketë të furnizuar nga Rusia, tokë-ajër. Rusia akuzon Kievin dhe e bën përgjegjëse për këtë incident.
Separatistët janë ende nën kontrollin e zonave ku u rrëzua avioni, por luftimet në periferitë kufizuese kanë qenë të rënda, teksa forcat qeveritare po përpiqen t’i zmbrapsin ata.
Top Channel