Survejimi i administratës në SHBA

28/07/2014 00:00

Në një raport të shoqërisë civile amerikane, survejimi në shkallë të gjerë i administratës “Obama” për rritjen e sigurisë kombëtare po kërcënon lirinë e shtypit.

Gazetarët thonë se zyrtarët janë shumë më pak të gatshëm për të qenë në kontakt me shtypin, edhe në lidhje me çështje të paklasifikuara.

Sipas raportit administrata “Obama” është më agresive se paraardhëset dhe se ka rritur përpjekjet për të zbuluar “kërcënime të brendshme” që mund të vijnë nga punonjësit. Tetë persona janë nën hetim, pasi dyshohen për rrjedhje informacioni.

Raporti i bën thirrje Presidentit Obama dhe Kongresit për reformimin e politikave survejuese në SHBA, si edhe të sigurojë mbrojtje më të madhe për informuesit.

Top Channel