F1, Hamilton: Nuk do i hapja kurrë rrugën Rosbergut

28/07/2014 00:00

Lewis Hamilton theksoi pas përfundimit të Cmimit të Madh të Hungarisë se do të vazhdojë betejën e tij me shokun e skuadrës Nico Rosberg, të cilin nuk e lejoi ta parakalonte edhe pse e urdhëruan nga bokset dhe tani shpreson të vazhdojë luftën për titullin me pilotin gjerman, i cili ka 11 pikë avantazh kur duhen edhe 9 gara nga përfundimi i kampionatit.

“Jam në betejë dhe shpresoj të vazhdoj. Nëse do e lija të kalonte, me gomat e reja do më parakalonte edhe pas daljes nga bokset”, tha britaniku i Mercedesit.

Hamiltoni u shpreh i lumtur me vendin e tretë të arritur në Hungaroring, sidomos pasi u nis nga vendi i fundit.

“Më vjen mirë që i kalova vështirësitë. Ishte e pabesueshme ajo që më ndodhi, por luftova deri në fund”, nënvizoi.

Top Channel