Pasaporta false për të hyrë në SHBA
27/07/2014 00:00
Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë, të dyshuar për shitjen e pasaportave të falsifikuara për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, dhe arrestoi 14 prej anëtarëve të saj.
Autoritetet thanë se grupi kishte përdorur një agjenci udhëtimi për të tërhequr klientët potencialë, sidomos ata që vinin nga radhët e komunitetit kuban. Hetimi nisi kur agjentët mësuan për ekzistencën e një organizate, që vepronte në të gjithë vendin dhe ishte e specializuar për falsifikimin e dokumenteve zyrtare.
Top Channel