Papa Françesku: Ju lutem, ndalni luftimet!

27/07/2014 00:00

Papa Françesku ka bërë një lutje emocionuese për paqe, gjatë së dielës, në një shtesë jo të parapërgatitur të komenteve të tij të bëra gjatë adresimeve të përjavshme “Angelus” në sheshin e Shën Pjetrit, në Romë.

Ndërkohë që po përfundonte adresimin e tij të përjavshëm ndaj besimtarëve, Papa i lindur në Argjentinë foli për shekullin e ri pas 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore, duke shtuar se mendimet e tij janë në Lindjen e Mesme, Irak dhe Ukrainë, në veçanti.

Me zërin e tij të mbushur gjithë emocione, Papa doli përtej planit të fjalimit të tij, për të bërë një apel të drejtpërdrejtë për dhënien fund të luftimeve.

“Ju lutem, ndaluni! Ju kërkoj nga thellësia e zemrës, është koha për t’u ndalur. Ju lutem ndalini luftimet!”.

Edhe pse ai nuk iu referua drejtpërdrejt situatës në Rripin e Gazës, komentet erdhën menjëherë pasi një armëpushim humanitar u shkel të dielën, me rifillimin e luftimeve gjatë të cilave kanë vdekur mbi 1000 njerëz, shumica civilë dhe fëmijë.

“Vëllezër dhe motra, kurrë më luftë, kurrë më luftë! Mendoj për të gjithë fëmijët, të cilët u është privuar shpresa për një jetë të vlefshme, për të ardhmen e tyre”, tha ai.

“Fëmijë të vdekur, të plagosur, të gjymtuar, fëmijë jetimë, fëmijë që nuk kanë më as lodra, por në vend të tyre shohin vetëm rrënoja, fëmijë që nuk mund të qeshin më, ndaleni këtë situatë”, tha ai.

Top Channel