Bolivi, gjendet varr masiv i epokës koloniale

27/07/2014 00:00

Një varr me të paktën 400 trupa është gjetur në Potosi të Bolivisë dhe mendohet se eshtrat janë të minatorëve të epokës koloniale.

Varri masiv u gjet nga disa punëtorë që po gërmonin për të ndërtuar themelet e një godine të re.

Miniera e Potosit u bë më e madhja në Bolivi në kohën që aty u zbulua argjendi nga spanjollët në vitin 1545.

Mendohet se në të kanë vdekur rreth 8 milionë punëtorë afrikanë dhe vendas. Miniera e Potosit ishte një burim i madh pasurimi për spanjollët derisa në shekullin XIX përfundoi periudha koloniale.

Top Channel