Konflikti në Gaza, armëpushim 12 orësh

26/07/2014 00:00

Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për mbajtjen e një armëpushimi 12 orësh në Gaza.
Sipas orës lokale armëpushimi nisi në 08:00 të mëngjesit të së shtunës,
ndërkohë që negociatat për arritjen e një armëpushimi 7 ditorë janë ende
duke vazhduar.

Më herët Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se ishte i bindur për arritjen e një armëpushimi të gjatë, pavarësisht raportimeve të mediave izraelite se ai ishte refuzuar.

Kerry nxiti ndaljen 18-ditore të luftimeve mes Izraelit dhe grupit të Hamasit, duke vendosur në tavolinë një armëpushim 7 ditorë, pas takimeve që ai pati me përfaqësues të Egjiptit, Izraelit dhe Fatahut.

Zëdhënësi i Hamasit Sami Abu Zuhri tha se ka një konsensus kombëtar për një armëpushim 12 orësh. Ndërsa ende nuk ka pasur një konfirmim zyrtar nga ana e qeverisë së Izraelit, por disa burime izraelite të mediave kanë raportuar pranimin e tij.

Më shumë se 800 palestinezë, shumica civilë, si dhe 36 izraelitë kanë mbetur viktima të këtij konflikti, që prej nisjes së tij, disa ditë më parë.

Top Channel