
Mbetjet e avionit me 116 persona në bord të zhdukur rrugës nga Burkina Faso për në Algjer u gjenden në Mali. Trupat franceze të stacionuara në këtë rajon janë duke siguruar zonën e rrëzimit të ndodhur rreth 50 km larg kufirit.
51 nga pasagjerët e Fluturimit AH5017 të “Air Algerie” ishin shtetas francezë. Vetë avioni McDonnell Douglas MD-83 i përkiste kompanisë ajrore spanjolle Sëiftair. Mjeti u zhduk nga radarët orët e para të së enjtes pasi pilotët kishin vendosur të ndryshonin kurs për shkak të stuhive të forta në zonë.
Presidenti francez shprehu solidaritetin e tij me miqtë dhe familjarët e personave në bord. Në deklaratën e lëshuar me këtë rast, Francois Hollande sqaronte se një njësi ushtarake franceze është dërguar menjëherë në vendin e rrëzimit për të garantuar sigurinë e tij e për të mbledhur prova.
Deri tani, përpos pohimeve se avioni është shpërbërë detajet e fatkeqësisë janë të pakta. Sipas Ministrit të Brendshëm francez Bernard Cazeneuve, gjasat janë që MD-83-shi të jetë rrëzuar për shkak të motit të keq.
Zona e rrëzimit u identifikua nga ushtria e Burkina Fasos në afërsi të fshatit Boulikessi. Një gjeneral i saj, Gilbert Diendere tha se autoritetet në Mali ishin pajtuar me operacionin ndërkufitar të kërkimit të nisur menjëherë pasi dëshmitarë në vendngjarje rrëfyen se kishin parë një avion të rrëzohej në jug-perëndim të fshatit në fjalë. Fatkeqësisht ekipi që dërguam nuk gjeti asnjë të mbijetuar, tha Diendere peë gazetarët. Gjithë çfarë panë aty ishin trupa të pajetë, ndërsa avioni që krejtësisht i djegur e i copëtuar.
Ndërsa nga shpjegimet e ministrit francez Cazeneuve se avioni është shkatërruar në momentin e përplasjes me tokën lënë të kuptohet se nuk është goditur në fluturim.
Top Channel