Papa Françesku, vizitë në Filadelfia në 2015-n

25/07/2014 00:00

Papa Françesku ka pranuar ftesën e Arkipeshkvit të Filadelfias, Charles J. Chaput, për të marrë pjesë në Takimin Botëror të Familjeve në Filadelfia, vitin e ardhshëm, raportoi të premten Shërbimi Informativ Katolik.

Kjo do të jetë vizita e parë e Papa Françeskut në SHBA, që kur është emëruar në krye të Kishës Katolike.

Shërbimi Informativ, i cili është rrjeti zyrtar i publikimit të Konferencës amerikane të Peshkopëve Katolikë, tha se Chaput e bëri shpalljen ditën e enjte, përpara se të jepte predikimet gjatë meshës hapëse të Konferencës së Tekakëitha-s, në Fargo të Dakotës së Veriut.

“Papa Françesku më ka thënë se ai do të vijë”, tha arkipeshkvi, teksa ftonte bashkëkombasit e tij amerikanë në festimet që do të mbahen në Filadelfia, nga 22-27 Shtatori 2015.

Shërbimi Informativ Katolik, raporton gjithashtu zëdhënësin e Vatikanit, Federico Lombardi, të ketë thënë se Papa Françesku ka marrë ftesa për të vizituar edhe qytete të tjera, të cilat ai është duke i marrë në konsideratë.

Ftesat përfshijnë edhe vizita në Nju Jork, Kombet e Bashkuara dhe Uashington.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB