Tarifat e Trump godasin whiskey-n, ndalon prodhimin distileria e Jim Beam
Nuk ka asnjë të mbijetuar nga avioni i pasagjerëve AH5017, i “Air Algerie”, i cili u përplas në Mali një ditë më parë, ka bërë të ditur presidentin francez, Francois Hollande.
Hollande tha se një regjistrues të dhënash i fluturimit është mundur të sigurohet i padëmtuar, pasi trupat franceze kërkuan pranë vendit të përplasjes pranë kufirit të Malit me Burkina Fason.
Kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin me avionin gjatë së enjtes, pasi pilotët kishin raportuar për stuhi tepër të rënda. Thuajse gjysma e 116 pasagjerëve në bordin e avionit ishin francezë, përfshi dhe një familje prej 10 vetësh.
“McDonnel Douglas MD-83” (emri i avionit) zotërohej nga kompania ajrore spanjolle “Swiftair” dhe po udhëtonte nga kryeqyteti i Burkina Fasos, Ougadougou, drejt Algjerisë.
Ministri francez i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, tha për rrjetin francez radiofonik, RTL, se “avioni ishte shkatërruar tërësisht në momentin e përplasjes”. “Mendojmë se avioni është përplasur për arsye të lidhura me kushtet e rënda të motit, edhe pse asnjë teori tjetër nuk mund të përjashtohet në këtë moment”, tha ai.
Një ekip prej 100 ushtarësh francezë, me 30 mjete ndihmëse, kanë udhëtuar drejt vendit të ngjarjes të premten, tha një zyrtar i Ministrisë franceze të Mbrojtjes. Ekipi ishte pjesë e një forcave të armatosura që u dërguan në Mali vitin e kaluar, për të luftuar kryengritjen e mbështetur nga al-Qaeda.
Top Channel