Protesta kundër Izraelit në Londër

23/07/2014 00:00

Gjatë së martës në Londër janë mbajtur protesta kundër ndërhyrjes ushtarake izraelite në Gaza.

Protestuesit ishin mbledhur jashtë ambasadës së Izraelit në Kensington, në perëndim të Londrës, me pankarta në duar, ku shkruhej “Liri për Palestinën”, “Fund sulmit Izraelit në Gaza”.

“Kjo është çnjerëzore. Të vrasësh fëmijë të pafajshëm. Unë mendoj që lufta është mes dy presidentëve dhe jo mes civilëve të pafajshëm”. Izraeli duhet të ndalojë menjëherë bombardimet, duke i zgjidhur problemet me anë të bisedimeve”, ka thënë një prej protestueseve.

Në një pankartë të protestuesve, udhëheqësi izraelit krahasohej me Adolf Hitlerin, i cili vrau me miliona hebrenj gjatë Holokausit.

Që prej fillimit të ofensivës Izraelite në Gaza kanë mbetur të vrarë 609 palestinezë dhe 29 izraelitë, nga të cilët 27 janë ushtarë.

Zyra e OKB-së për çështjet humanitare vlerëson se të paktën 75 përqind e viktimave janë civilë, duke përfshirë me dhjetëra fëmijë.

Top Channel