Investimet në bujqësi

18/07/2014 00:00

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti mori pjesë në nisjen e një projekti për kultivimin e 100 hektarë toke në zonen e Tërbufit në Lushnje me luleshtrydhe.

Projekti shqiptaro-italian parashikon shfrytëzimin e shumë tokave të kësaj zone pjellore.

“Bujqësia është e ardhmja e këtij vendi, ndërsa sot shohim që italianët punojnë në Shqipëri. Ky është një ndër investimet me serioze që kryhet në vendin tonë në tokat shtetërore. Gjithcka do të jetë zinxhir, prodhim, pakëtim, ambalazhim, eksport etj”, tha Ministri Panariti.

Ngritja e investimeve të tilla do të sjellë rritjen e numrit të punësuarve, prioritet i qeverisë Rama. Pas këtij investimi, ministri garantoi se të tjera do të kryhen në fabrikat e përpunimit të qumështit.

Zona e Tërbufit sipas specialistëve është një zonë që mund të prodhojë 12 muajt e vitit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta