Gjermania, kapiteni Lahm tërhiqet nga kombëtarja

18/07/2014 00:00

Philipp Lahm, kapiteni i Gjermanisë që fitoi Kupën e Botës në Brazil, ka vendosur t’i japë lamtumirën përfaqësueses 5 ditë pas triumfit në Marakana ndaj Argjentinës.

Lajmin e ka bërë të ditur të premten agjenti i futbollistit, Roman Grill.

Mbrojtësi 30-vjeçar largohet pas 113 ndeshjeve me fanelën e kombëtares duke ndërprerë një karrierë që e ka nisur në 18 shkurt 204 me ndeshjen ndaj Kroacisë.

Philipp Lahm ka shënuar 5 gola përgjatë 10 viteve që ka luajtur me kombëtaren 4 herë kampion bote.

Top Channel