Corinne Schumacher: Më e keqja tashmë kaloi

18/07/2014 00:00

“Tashmë më e keqja ka kaluar dhe falenderoj të gjithë tifozët e Schumacherit për mbështetjen”, thotë Corinna.  Bashkëshortja e  Schumacherit ka kujtuar përmirësimin e tij për të gjithë të apasionuarit e Formula 1 në prag të Çmimit të Madh të  Hockenheim në Gjermani këtë fundjavë.

“Tashmë jemi në një fazë që kërkon shumë kohë shpresojmë që koha të jetë aleati i Schumi-t”, thotë bashkëshortja . Disa ditë më parë ishte Corinna që deklaroi përmirësimin e kushteve shëndetësore të ish pilotit pasi pësoi një aksident më ski në Meribel të Francës më 29 dhjetor të vitit 2013.

“Ky është një mesazh drejtuar të gjithë mbështetësve që i kanë qëndruar në  krah Schumit gjatë gjithë karrierës së tij dhe e kanë përkrahur edhe jashtë piste. Ju falenderoj të gjithëve për urimet dhe energjinë që i keni transmetuar Michael-it.  Ju uroj më të mirat”, përfundon Corinna.

Top Channel