Prapaskena, Conte akord me Milanin

17/07/2014 00:00

Ndoshta nga mesi i Majit duhej të ishte marrë vendimi. Sigurisht, janë të shumta arsyet e shqetësimit dhe sikletit të marrë mbi supe nga Antonio Conte, tekniku fitimtar i Juventusit, që braktisi krijesën e tij.

Një prej tyre qëndron mbi të gjitha. Frika se nuk do të ishte më në gjendje të transmetonte stimujt për të vazhduar për të luajtur me të njëjtin ritëm, jo thjesht nga plani fizik, por mbi të gjitha nga ai mendor.

Antonio Conte kishte lëshuar mesazhe të qarta mbi dëshirën e tij për të provuar sfida të reja, edhe pse të vështira dhe të komplikuara. Në këtë optikë kishte pranuar kontaktet e kujdesshme me Milanin, në fund të kampionatit, një kontakt që u transformua në një bisedim gjithnjë e më të thellë dhe të detajuar, që kishte çuar drejt një akordi maksimal.

Megjithatë, Juventus kishte bllokuar gjithçka, pikërisht në sekondat e fundit të firmës së Conte-s, i cili në shenjë hakmarrjeje u desh të refuzonte rinovimin e kontratës me Juventusin, që do të skadonte në Qershor 2015.

Milani më pas vendosi t’ia besonte ekipin një figure të ngjashme, sa i përket dëshirës, vendosmërisë, dashurisë për punën, si Filippo Inzaghi, zgjedhje që po kënaq plotësisht drejtuesit dhe të gjithë ambientin kuqezi.

Tashmë në pankinën e Juventusit ulet Massimiliano Allegri, që për pak sa nuk u bë trajner i kombëtares italiane, edhe pse do të duhej të priste fillimisht emërimin e presidentit të ri të Federatës italiane të Futbollit.

Top Channel