Galliani: Rinisemi nga El Shaarawy

17/07/2014 00:00

Kalimi i Massimiliano Allegrit tek Juventusi nuk e ka zemëruar aspak Adriano Gallianin, i cili për mediat sportive italiane ka thënë se është i kënaqur për atë që deri para pak kohësh ka qenë trajneri i Milanit.

“Jam i lumtur për të. Është me fat, pas katër vitesh me Milanin, i del rasti i Juventusit”, tha administratori i deleguar i kuqezinjve.

Në lidhje me merkaton e Milanit që është shumë larg asaj që presin tifozët, Galliani tha se skuadra e këtij viti do të bazohet tek El Shaarawy.

“Për merkaton ka kohë deri në 1 shtator. Gjithsesi, do të rinisemi nga El Shaarawy”, theksoi Galliani.

Top Channel