Rehabilitimi i rezervatit Kunë-Vain

16/07/2014 00:00

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka inauguruar nisjen e projektit për rehabilitimin dhe pyllëzimin e rezervatit natyror Kunë-Vain-Tale. Projekti ka për qëllim krijimin e kushteve për turistët dhe mbrojtjen e rezervatit nga erozioni detar.

“Ne do vazhdojmë me këtë ritëm për rehabilitimin, që konsiston në vendosjen e hartave, urave dhe elementëve që do mundësojnë që për turistët të jetë një vend më atraktiv. Do ishte mëkat të linim pas dore këtë bukuri natyrore dhe fëmijët tanë në të ardhmen të shihnin vende të tjera të botës”, deklaroi Koka.

Rezervati natyror është një ekosistem i pasur me lloje të rralla kafshësh. Rehabilitimi i tij do ta bëjë më të mbrojtur ndaj ndryshimeve klimatike dhe erozionit dhe do ta kthejë atë në një destinacion të vizitueshëm nga turistët.

Top Channel