James Rodriguez ishte një fenomen që në fëmijëri

16/07/2014 00:00

James Rodriguez ishte surpriza më e madhe e këtij Botërori. Futbollisti i Kolumbisë fitoi edhe Këpucën e Artë me 6 gola të shënuar në 5 ndeshje.

Por, sipas shumë ekspertëve ai meritonte edhe çmimin si lojtari më i mirë i turneut.  

Një surprizë është 23-vjeçari kolumbian për ata që nuk e kanë ndjekur qysh në fëmijëri. Por, një video tregon sesi James dhuronte spektakël që kur ishte vetëm 12 vjeç.

Në video shfaqet Rodriguez me numrin 10 që luante për Akademinë Tolimense gjatë një finaleje të “Ponyfutbol”, një ndër turnetë më të rëndësishëm të vendit për të rinjtë. Dhe shikoni se çfarë bën në fushë…

Top Channel