Enrique: Te Barcelona për një cikël të ri

16/07/2014 00:00

Duhej të ishte dita e prezantimit të Luis Suarez, por FIFA e ndaloi dicka të tillë duke e cilësuar si në shkelje të vendimit të dhënë prej saj për pezullimin e lojtarit me katër muaj larg aktiviteteve sportive.

E për ta zëvendësuar sadopak këtë dhe për të mbushur disi boshllëkun para tifozëve dhe mediave doli trajneri Luis Enrique dhe Drejtori Sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta.

Para gazetarëve trajneri i ri i Barcelonës tha se dëshiron që të hapë një cikël të ri për Barcelonën, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë Messi, Neymar dhe Suarez luajnë të tre së bashku në një formacion.

“Dua të hap një cikël të ri fitues me Barcelonës. Messi Suarez, Neymar së bashku? Pse jo. Sa më të mëdhenj të jenë emrat e lojtarëve, aq më mirë është”, tha ai.

Nga ana e tij, drejtori Zubizarreta tha se në lidhje me Suarez klubi është duke përfunduar kontratën për mbrojtjen e imazhit të tij, ndërsa tha se nuk mund të fliste më shumë se sa të konfirmonte zyrtarisht që Suarez është një lojtar i katalanasve.

Ndërsa i pyetur mbi shëndetin e Lionel Messi-it ish-portieri i Barcelonës tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Nuk shoh arsye për shqetësim. Analizat janë bërë dhe nuk ka asgjë që nuk shkon tek Messi dhe unë nuk mendoj që kjo ishte një temë e botërorit”, tha ai.

Top Channel