Deklaratat anti-Juve të të fejuarës së Allegri-t

16/07/2014 00:00

Allegri ishte zgjedhja e drejtuesve të Juventusit për të zëvendësuar në postin e trajnerit Antonio Conte-n që dha dorëheqjen krejt papritur një ditë më parë.

Emri i tij nisi të qarkullojë fill pas largimit të Conte-s dhe në mediat sociale tifozët bardhezinj në pjesën më të madhe nisën kundërshtimet kundër Allegri. Arsyet ishin të shumta, e para se Allegri ka qenë në krye të stolit të Milanit dhe nuk harrohend deklaratat e lëshuara prej tij pas golit të famshëm të anuluar të Muntarit.

Episodi prishi marrëdhëniet “relativisht” të mira mes dy skuadrave të mëdha italiane, megjithatë ajo që ka qenë më e ashpër kundër Juventusit është Gloria Patrizi, e fejuara e Allegri-t.

Tifozët e Juventusit nuk harrojnë deklaratat e saj nëpër rrjetet sociale dy vjet më parë, në 2012, atëherë kur Milani dhe Juventusit luftonin për titullin kampion. Postimet e saj kanë qenë të ashpra dhe të forta kundër Juventusit, Conte-s dhe drejtuesve të tjerë të bardhezinjëve.

Në një postim të 11 gushtit 2012 ajo shkruan: “Juve, turpi i Italisë. Më i miri në fushë: Mazzoleni”, referuar këtu gjyqtarit të takimit.

“Jepini një cigare, një kapele dhe Conte shndërrohet në Al Pacino. Qesharak!”, është një postim tjetër i prillit 2012.

Menjëherë pas daljes në qarkullim të këtyre postimeve të hershme të saj, e dashura e trajnerit të sapo-emëruar të Juventusit është munduar të korrigjojë duke e mbyllur llogarinë e saj në Twitter, por më kot; disa gjurmë në internet nuk mund të fshihen aq lehtë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel