U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Çdo qindarkë e shpenzuar nga qeveria për të nxitur dhe mbështetur investimet në bujqësi duhet të përkthehet në prodhimin e shumë qindarkave të tjera.
Ky ishte mesazhi kryeministrit Rama gjatë një takimi me fermerët e zonës së Malësisë së Madhe, për të promovuar skemën e subvencionit në bujqësi.
“Sot ne fillojmë dorëzimin e kontratave të para për 60 investimet e para në bujqësi, që do të bëhen gjatë këtij viti, si investime në zinxhirin e vlerës së shtuar. Çka do të thotë se duke rritur fondin për të nxitur zhvillimin e bujqësisë me rreth 70%, krahasuar me një vit më parë, ne kemi ndaluar njëherë e mirë shpërndarjen e këtij fondi kuturu, lartë e poshtë nëpër Shqipëri, pa kritere dhe pa asnjë karar dhe i jemi drejtuar njerëzve të tokës, duke pritur prej tyre, prej jush dhe shumë të tjerëve si ju, që të aplikojnë për këto projekte që janë bazë nisje për të krijuar një zinxhir vlerash, duke bërë të mundur që nga një investim fillestar të kalohet në rritje të vazhdueshme të punësimit, në rritje të vazhdueshme të përfitimit dhe në rritje të vazhdueshme të eksporteve. Shkodra si qark do të marrë financimin më të madh për bujqësinë dhe blegtorinë në rang kombëtar. Kështu që, demokratëve të Shkodrës ju vjen andej nga s’e prisnin”, deklaroi Rama.
Siç patëm premtuar, tha ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ne prioritet dhe përparësi i dhamë skemave të investimeve, sepse këto janë skema gjithëpërfshirëse, ku përfitojnë të gjithë.
“Përfiton prodhuesi, agropërpunuesi, transportuesi dhe krijohet një zinxhir i mirëfillte i vlerave. Ne duhet të punojmë për rajonalizimin e kulturave. Filozofia jonë e re e mbështetjes është e bazuar kryesisht tek investimet, tek krijimi i zinxhirit të vlerave, sepse këto gjenerojnë më tepër të ardhura, rrisin potencialet e eksportit, për rrjedhojë edhe të ardhurat për ekonominë kombëtare dhe për familjet tuaja”, tha Panariti.
Në Malësinë e Madhe, kryeministri Rama dhe ministri Panariti vizituan edhe fidanishten e kultivimit të sherbelës, një ndër bimët mjekësore shqiptare më të kërkuara në tregun e huaj.
Kultivuesi i kësaj bime është aplikues dhe përfitues i fondit të mbështetjes. Sipas tij, sherbela shqiptare përfaqëson një farë autoktone dhe kërkohet gjithnjë e më shumë në tregjet ndërkombëtare. “80% e këtij produkti shkon në Amerikë”, u shpreh ai.
Top Channel