Neuer, më shumë pasime të sakta se Messi

15/07/2014 00:00

Manuel Neuer ka dhënë më shumë pasime të sakta sesa Leo Messi gjatë ndeshjeve të Botërorit që sapo përfundoi.

Sipas statistikave të FIFA-s, portieri i Gjermanisë ka realizuar 297 pasime, prej të cilave 244 (82%) të sakta.

Nga ana tjetër, katër herë fituesi i Topit të Artë FIFA ka realizuar 442 pasime, prej të cilave 356 të sakta (68%).

Manuel Neuer u shpall portieri më i mirë i “Brazil 2014”. Portieri i Bayern Munchen i habiti të gjithë me aftësitë e tij me topin në këmbë dhe me daljet e shumta që ndërprisnin kundërsulmet e rrezikshme të kundërshtarëve.

Top Channel