Brazili nuk ruan as nderin

13/07/2014 00:00

Disfatat e Brazilit nuk kanë të mbaruar. Mikëpritësit e Kampionatit Botëror të Futbollit u turpëruan sërish nga holandezët në ndeshjen e fundit të tyre për vendin e tretë dhe të katër,t në atë që quhet finalja e vogël.

“Tulipanët” fituan 3-0 ndaj brazilianëve të cilët kishin në fushë edhe kapitenin Thiago Silva, i cili u kish bërë thirje më parë tifozëve të mbushnin stadiumin, pavarësisht humbjes së thellë që kishin pësuar me Gjermaninë (7-1).

Golat për skuadrën e drejtuar nga Louis Van Gaal u shënuan nga Van Persie (11-metërsh), Blind dhe Wijnaldum.

Sot, në Marakana do të zhvillohet finalja e madhe ndërmjet Gjermanisë dhe Argjentinës nga e cila do të dalë edhe kampionia e re e botës në futboll.  

Top Channel