Victoria Nuland viziton Tiranën

12/07/2014 00:00

Asistentja e Sekretarit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euro-Aziatike, Victoria Nuland, kontaktin e fundit me një zyrtarë të lartë nga Tirana e pati  më 26 Shtator 2013 në New York. Ai ishte  kryeministri Edi Rama i cili kishte vetëm dy javë që kishte marrë detyrën.

Jo zyrtarisht mësohet se ky ishte moment, kur për herë të parë në emër të Qeverisë Amerikane, Nuland do ti kërkontë ndihmë Shqipërisë për shkatërrimin e arsenalit kimik të Sirisë.

10 muaj më vonë zyrtarja e lartë e Washington zhvilloi një vizitë disa orëshe në Tiranë, në kuadër të një turi ballkanin, përshruar në njoftimin e ambasadës amerikane si takime nga ku do të diskutohet mbi çështjet e rëndësishme me të cilat përballen kombet tanë.

Takimi i parë i zonjës Nuland me presidentin e republikës Bijar Nishani ka zgjatur 30 minuta dhe sipas njoftimit për median mësohe se Presidenti, pasi u shpreh se pa një drejtësi funksionale nuk ka garanci për të drejtat dhe liritë e njeriut, informoi Nuland për sfidat që ndesh reformimi i gjyqësorit shqiptar bazuar në parimet e gjithëpërfshirjes, profesionalizmit dhe ruajtjes nga influencat politike dhe të grupeve të interesit.

Ndërsa gjatë bashkëbisedimit me kreun e Kuvendit Ilir Meta, mësohet se zonja Nuland  e uroi kryeparlamentarin për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE duke nënvizuar se SHBA do të qëndrojë edhe më pranë Shqipërisë në drejtim të avancimit të të gjitha reformave .

Meta shprehu mirënjohjen për rolin e Shteteve të Bashkuara në forcimin e demokracisë në Kosovë, dhe theksoi se për sa i përket ngjarjeve të fundit shqetësuese në Maqedoni, “Shqipëria mbështet dialogun konstruktiv mes palëve në frymën e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Gjatë takimit në kryeministri me shefin e qeverisë shqiptare Rama zonja Nuland e pergezoi Kryeministrin per marrjen e statusit te vendit kandidat te Shqiperise dhe theksoi se ky vendim i rendesishem per te ardhmen europiane te vendit tone eshte kurorezim i reformave te ndermarra nga qeveria shqiptare.

Mësohet se bashkepunimi ekonomik i dy vendeve ishte nje tjeter teme e rendesishme e bisedes, per te cilen Kryeministri Rama dhe  Nuland rane dakord se nevojitet nje dimension i ri bashkepunimi, qe do te mundesonte intensifikimin e marredhenieve ekonomike dhe nxitjen e sipermarresve amerikane per te investuar ne Shqiperi.

Zonja Nuland vleresoi projektin strategjik te gazesjellesit TAP dhe rolin e Shqiperise ne sigurine energjitike ne Europe. Takimi ka vijuar me një darke pune ku morën pjesë edhe disa ministra.

Më herët  zyrtarja e Washintonit u takua  kreun e PD-s Basha në Bashkinë e Tiranës. Pas takimit zyrtar Nuland ka kërkuar ta vijojë atë kokë më kokë me Lulzim Bashën.

Nga njoftimi për mediat i PD mësohet se Basha i ka parashtruar një listë të gjatë  me shqetësime të opozitës si  kapjen e institucioneve të pavarura, moszbatimin e vendimit të gjykatave nga qeveria, pushimet masive në administratë në kundërshtim me Ligjin për Nëpunësin Civil, futjen e elementëve kriminalë në strukturat shtetërore përfshi  bllokimin politik të pushtetit vendor në kundërshtim me interesat e qytetarëve .

Basha ka theksuar se për konsolidimin e sistemit të drejtësisë, duhen luftuar rastet e korrupsionit duke rritur pavarësinë e tij. Kreu demokratëve në vijim të takimit duke iu referuar ngjarjeve të fundit në kuvend është shprehur se “Kryeministri ka ngritur në parlament një strukturë dhune me elementë kriminalë për të kërcënuar opozitën dhe fjalën e saj..

 

Zonja Nuland supozohej ti përfundonte takimet pak përpara orës 19 e 15 të së shtunës por zgjatja e takimin me rreth 30 minuta me kreun e opozitës Basha përfshi 1 orë më kryeministrin Rama nga cfarë parashikohej në protokoll bëri që ajo të qëndronte në Tiranë më shumë se cfarë ishte planifikuar.

Për zyrtaren amerikane nuk ka mjaftuar takimi zyrtar dhe darka me Ramën, por burime qeveritare pohojnë se ajo e ka vijuar bisedën me Ramën për edhe 30 minita të tjera.

Top Channel