Zyrtare, Luis Suarez tek Barcelona

11/07/2014 00:00

“FC Barcelona dhe Liverpool FC kanë arritur marrëveshjen për Luis Suarezin. Lojtari do të udhëtojë në Barcelonë javën e ardhshme për të kaluar vizitat mjekësore, për të firmosur kontratën për 5 sezonet e ardhshme dhe për t’u prezantuar si futbollisti i ri i FC Barcelonës.”

Kështu lexohet në komunikatën zyrtare të dy klubeve të postuar në të njëjtën kohë në faqet respektive të internetit.

Mësohet se klubi katalanas e ka blerë 81 milionë euro sulmuesin nga Uruguaji. Klauzola në kontratën e lojtarit ishte plot 100 milionë euro, por Barcelona arrita ta ulte çmimin me 19 milionë euro.

Me anë të një letre drejtuar tifozëve të Liverpulit, Suarez tha: “Shpresoj ta kuptoni pse e mora një vendim të tillë. Liverpuli bëri gjithçka për të më mbajtur, por të luaja dhe të jetoja në Barcelonë, aty ku jeton familja e gruas sime, ishte një ambicie dhe një ëndërr e imja.”

Top Channel