Nicola Rizzoli, arbitri i finales

11/07/2014 00:00

Italiani Nicola Rizzoli është përzgjedhur për të arbitruar finalen e madhe të Botërorit mes Argjentinës dhe Gjermanisë, ndeshje që do të zhvillohet në 13 korrik në stadiumin Marakana.

Në këtë Kupë Bote, Rizzoli ka drejtuar 3 ndeshje: Spanjë-Holandë, Argjentinë-Nigeri dhe Argjentinë-Belgjikë. Në këtë mënyrë, finalja do të jetë edhe ndeshja e tretë që arbitri italian do të arbitrojë kombëtaren bardhekaltër.

Arbitri i katërt i ndeshjes do të jetë Carlos Vera nga Ekuatori.

Top Channel