Gjuha shqipe, 3 vite në shkollat e mesme

10/07/2014 00:00

Kryesia e Këshillit Ndërakdemik të gjuhës shqipe ka kërkuar që ajo të mësohet gjatë tre viteve në shkollat e mesme përmes një programi dhe teksti të ri.

Ky vendim ka ardhur pasi gjatë ciklit nëntëvjeçar nxënesit e kanë të pamundur të mësojnë mirë të gjitha nensistemet e gjuhës shqipe standarde.

Ndaj dhe është prpozuar rritja e orëve të gjuhës shqipe në sistemin bazë arsimor. Profesorët e gjuhës shqipe thanë se në vitet e para të ciklit nëntëvjeçar duhet t’i jepet përparësi mësimit të gjuhës shqipe standarde dhe t’i jepet një rëndësi të veçantë leximit të letërsisë artistike.

Ndryshimet duhet të prekin edhe arsimin e lartë, jo vetëm faluktetin e mësuesisë, por edhe atë të gjuhëve të huaja dhe të gazetarisë, ku duhet t’i jepet më shumë hapësirë lëndëve si sintaksa, leksiologjia dhe morfologjia.

Profesorët e gjuhës shqipe kanë deklaruar se është e rëndësishme që lënda “Kulturë gjuhe” të përfshihet në programet e universiteteve, në radhë të parë në fakultetet e mësuesisë, të gazetarisë, të gjuhëve të huaja, të arteve, të drejtësisë, të mjekësisë etj.

Kjo, me synimin e zotërimit sa më të mirë të normës leksikore, gramatikore, stilistike e terminologjike në funksion të komunikimit sa më të plotë.

Top Channel