Gjermani-Argjentinë, finalja e tretë

10/07/2014 00:00

Për të tretën herë Gjermania dhe Argjentina do të luajnë finalen e një botërori, duke u bërë dhe sfida më e luajtur deri tani në këtë fazë. Për herë të parë këto dy kombëtare u ndeshen në 1986 në meksikë ku pas fitores 3-2, Diego Armando Maradona dhe 22 lojtarët e tjerë argjentinas u shpallën kampionë bote.

4 vjet më vonë, në botërorin e Italisë rezultatet bënë që këto dy ekipe të ndeshen sërish në finale. Në Olimpiko të Romës, Gjermania e Bekenbauer fitoi 1-0 duke vendosur dhe yllin e tretë në fanelë.

Kjo sfidë gjithashtu bëhet ndeshja më e luajtur në historinë e botërorev duke barazuar Brazil – Suedi dhe Gjermani – Serbi që janë përballur nga 7 herë. Përsa i përket përballjeve mes Gjermanisë dhe Argjentinës, “Panzerat” kanë një bilanc pozitiv, kanë fituar 3 herë, kanë barazuar 3 herë dhe kanë humbur vetëm 1 herë.

Top Channel