Argjentinë-Gjermani, finalja e madhe e “Brazil 2014”

10/07/2014 00:00

Nuk është Brazili, por Argjentina kombëtarja që mbajti lart nderin e Amerikës Latine në këtë Kampionat Botëror, pasi arriti të kualifikohet pas gjuajtjeve të 11-metërshave ndaj Holandës.

Portieri i Argjentinës, Sergio Romero ishte heroi i gjysmëfinales së dytë pasi arriti të pres dy penallti, duke i dhuruar vendit të tij këtë finale historike.

Koha e rregullt bashkë me 30 minutat e shtesës u mbyllën me rrjeta të paprekura. Të dy trajnerët i kishin vendosur mirë lojtarët në fushën e lojës, të cilët u treguan mjaft të kujdesshëm në fazën mbrojtëse, për pasojë rastet për shënim në 90 minutat e rregullta nuk ishin të shumta. Gjithashtu edhe në 30 minutat e shtesës ndeshja ishte thuajse e barabartë, e luftuar më shumë në mesin e fushës.

Për t’u shënuar ishte një rast i pastër në minutën e 115 për Argjentinën, Palacio u gjend i vetëm përball portierit, por nuk arriti ta dërgoi topin në rrjetë.

Gjatë gjithë ndeshjes, lideri i Argjentinës, Lionel Messi thuajse ishte inekzistent në fushën e lojës, duke u markuar mjaft mirë nga holandezët, por në momentin e gjuajtjes së penalltisë ishte i saktë dhe tani shpresat e një kombi të tërë do të jenë tek ai për të dërguar për të dytën herë Kupën e Botës në Argjentinë.

Finalja e madhe do të luhet më 13 korrik në orën 21:00 në stadiumin ‘Maracana’ në Rio de Janeiro. Ndërkohë, Holanda dhe Brazili do të luajnë për të përcaktuar vendin e tretë të këtij Kampionati Botëror.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA