Tetë korriku do të jetë një datë e ‘gdhendur’ në kujtesën e brazilianëve, nga Salvadori në Rio, nga Sao Paulo në Brasilias dhe Belo Horizonte, i cili do të shihet si qyteti i fatkeqësisë.
Felipe Scolari, duket i ndërgjegjshëm se një prej fajtorëve kryesorë të kësaj humbjeje të thellë ndaj gjermanëve është ai.
“Ne synuam të arrinim ëndrrën tonë dhe këtë nuk e arritëm. Unë i kërkoj falje të gjithë popullit brazilian për këtë rezultat. Ne do të vazhdojmë të punojmë, tashmë vendin e tretë. Kush është përgjegjës për këtë? Unë mbi të gjithë, pasi taktika dhe mënyra se si ne luajtëm në fushë ishin udhëzime të mijat. Unë jam trajneri”, deklaroi Scolari, trajneri i cili i dhuroi Brazilit Kupën e 5 të Botës në vitin 2002 dhe tani largohet nga ky Botëror me kokën ulur.
Ndërsa ish-portieri i Interit, Julio Cesar mes lotësh, shprehet: Ajo që ndodhi është e pashpjegueshme. Deri para këtij takimi gjithçka po shkonte mirë për popullin brazilian, i cili brohoriste duke na përkrahur.
David Luiz, një tjetër lojtar tepër i rëndësishëm për kombëtaren braziliane deri para ndeshjes ndaj Gjermanisë, ka marr edhe ai guximin mes lotësh të jap një intervistë pas ndeshjes.
“Kërkuam të bëjmë të lumtur bashkatdhetarët tanë, por nuk ia dolëm, ata fituan. I kërkoj falje të gjithëve”, tha Luiz.
Top Channel