Low: Brazilianët u shokuan

09/07/2014 00:00

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, u tregua i mirëkuptueshëm me lojtarët brazilianë pas humbjes poshtëruese 7-1 që ata pësuan në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në shtëpinë e tyre.

“Brazili u shokua pas golave të shpejtë. Nuk e prisnin. Nuk dinin çfarë të bënin më”, tha Low pas takimit.

Trajneri gjerman ngushëlloi edhe kolegun e tij Luiz Felipe Scolari: “Më vjen keq për të. Edhe ne kishim shumë shpresa në Botërorin e shtëpisë sonë në vitin 2006.”

Low kërkoi që gjermanët të kalojnë euforinë dhe të përqendrohen tek finalja e madhe: “Nuk ka mbaruar asgjë. Duhet të tregohemi të përulur. Lojtarët janë të përgatitur, do të vazhdojnë me këmbë në tokë.”

Top Channel