Mourinho nuk ka dyshime: Në fund fiton Brazili

08/07/2014 00:00

Trajneri i Chelsea-s Jose Mourinho ka dhënë parashikimin e tij për fituesin e Kupës së Botës, e cila është në fazën më të nxehtë të saj, atë të gjysmëfinaleve.

Pavarësisht se Brazili do të ndeshet me Gjermaninë në gjysmëfinale dhe do të ketë edhe dy mungesa tejet të rëndësishme në këtë ndeshje të madhe, portugezi është shprehur se Kupa e Botës do të mbetet në Brazil.

“Në fund të historisë do të kemi Brazilin fitues”, kështu ka deklaruar Mourinho, duke pasur parasysh edhe mungesën e Neymar dhe Thiago Silva-s në ndeshjen ndaj gjermanëve.

“Ata janë duke dhënë çdo gjë në këtë garë dhe për vendin e tyre. Brazili po luan me zemër, por edhe me cilësi”,tha Mou.

Sipas portugezit, ekipi i Scolarit do të ndiejë më shumë mungesën e Thiago Silva-s se sa të Neymar.

“Në këtë moment Thiago Silva është një element më i rëndësishëm se Neyma. Brazili është përqendruar kryesisht te mbrojtja dhe Thiago i jep stabilitet të madh ekipit”, u shpreh trajneri i Chelsea-s.

Top Channel