Katie Holmes, “topless” për ‘Glamour’
08/07/2014 00:00
Kanë kaluar pesë vite që nga hera e fundit që Katie Holmes ka pozuar për kopertinën e revistës ‘Glamour’ dhe aktorja 35-vjeçare rikthehet sërish në “cover”, por kësaj radhe beqare.
Holmes ka dy vite që është ndarë nga aktori i famshëm Tom Cruise dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë mashkull në jetën e saj pasi për momentin është e përqendruar tek rritja e vajzës dhe tek puna.
“Nuk po dal me askënd, thjesht po shijoj Nju Jorkun bashkë me Surin”, thotë Holmes, e cila zbulon se së në të ardhmen ka në plan të bëhet regjisore.
“Do të më pëlqente të bëja regjinë e një filmi një ditë. Do të krijoja skena mahnitëse”, tha 35-vjeçarja.
Top Channel